Sigal Prishtina fiton dramën në Rahovec

Sigal Prishtina fiton dramën në Rahovec

11/10/2026

Sigal Prishtina shënoi fitore të ngushtë në udhëtim ndaj Rahoveci 029 me rezultat 94:97, në kuadër të javës së katërt të ProCredit Superligës.

Në një përballje interesante dhe me rezultat të përafërt, bardhekaltrit dolën fitues me tri pikë dallim, duke regjistruar suksesin e dytë këtë edicion.

Bryson Dawkins ishte më i dalluari te prishtinasit, duke realizuar dyshifror të dyfishtë me 25 pikë e 13 kërcime, të cilave ua shtoi edhe shtatë asistime.

Te vendasit shkëlqeu Mika Adams me 30 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime, por kontributi i tij nuk mjaftoi për fitoren e parë të skuadrës rahovecase.

Pas katër xhirove, Sigal Prishtina ka bilanc prej dy fitoresh e dy humbjesh, ndërsa Rahoveci 029 mbetet pa fitore.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners