Njoftim për akreditim

Njoftim për akreditim

23/09/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, është hapur akreditimi për ndeshjen finale të ProCredit Superkupës.

Akreditimi do të jetë i hapur deri të hënën (28 shtator) në ora 12:00.

Emrat e gazetarëve dhe fotografëve mund të dërgohen në email-in bahri.rexha@basketbolli.com.

Për shkak të hapësirës dhe sigurisë, numri i mediave do të jetë i kufizuar. 

Mediat e akredituara do të njoftohen me shkrim.

Trepça dhe Bashkimi do të përballen më 29 shtator në finalen e ProCredit Superkupës, që zhvillohet në Rahovec nga ora 19:00.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners