Kosova përfundon rrugëtimin në basketbollin 3x3 në Taranto 2026

Kosova përfundon rrugëtimin në basketbollin 3x3 në Taranto 2026

30/08/2026

Përfaqësueset e Kosovës në basketbollin 3x3 kanë përfunduar garat në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë fundjavës në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave.

Në konkurrencën e meshkujve, Kosova zhvilloi të dielën ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, përballë Turqisë, në një takim vendimtar për kualifikim në çerekfinale. Ndeshja përfundoi me rezultat 21:11 në favor të Turqisë, rezultat që e la Kosovën jashtë fazës së eliminimit direkt.

Në ndeshjen e parë të Grupit C, të zhvilluar të shtunën ndaj Portugalisë, Kosova pësoi humbje me rezultat 17:12.

Në konkurrencën e femrave, Kosova zhvilloi të shtunën të dyja ndeshjet e fazës së grupeve. Në takimin e parë, Përfaqësuesja jonë u mposht nga Greqia me rezultat 18:9, ndërsa në ndeshjen e dytë pësoi humbje 18:7 ndaj Italisë. Me këto dy rezultate, Kosova nuk arriti të siguronte kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Me përfundimin e garave në të dyja konkurrencat, mbyllet edhe paraqitja e Kosovës në basketbollin 3x3 në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners