Liga e JR NBA Kosova në Istog

Liga e JR NBA Kosova në Istog

28/11/2023

Liga e JR NBA Kosova po vazhdon me garat e saj. Në çdo mesjavë zhvillohen takime interesante mes Shkollave Fillore anembanë Kosovës që janë pjesë e këtij projekti.

Garat vazhduan në Istog, duke dhuruar ndeshje interesante, por edhe që janë të rëndësishme për tu zhvilluar si basketbollist/e.

Kjo Ligë organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor. Ky është edicioni i dytë i kësaj gare.

30 Shkolla Fillore të gjeneratës 11-13 vjeç janë ndarë në dy Konferenca, apo gjashtë Divizione. Tetë më të mirat e Konferencës kualifikohen në “Play-off” dhe më pas zhvillohet “Final Four”, ku shpallet skuadra kampione.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners