17/01/2021 FBK

Peja dominon në pjesën e dytë dhe fiton përballjen ndaj Sigal Prishtinës

Peja e ka mundur Sigal Prishtinën në derbin e rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës me rezultat 101:74 (22:24, 25:26, 22:13, 32:11), në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Pjesa e parë në fakt ishte mjaft e barabartë, ku prishtinasit e fitojnë çerekun e parë 22:24 dhe atë të dytë, 25:26, ku skuadrat shkuan në pushim me rezultat 47:50.

Por, në pjesën e dytë, Peja ka dominuar, duke e fituar periodën e tretë 22:13, kurse më bindëse ishte në 10 minutat e fundit 32:11, për të triumfuar në fund me shifrat 101:74.

Te Peja u dalluan Brandon Walter me 21 pikë e 16 kërcime, Dardan Berisha me 27 pikë e nëntë kërcime, Dion Dixon me 28 pikë e pesë asistime dhe Marko Peroviq me 21 pikë e pesë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Daniel Lekndreaj me 17 pikë dhe Don Polloshka me 15 pikë dhe tetë kërcime.

Peja ka dhjetë fitore dhe pesë humbje, kurse Sigal Prishtina katër fitore dhe 11 humbje.

 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: