INFORMATORI 2022/2023
Prishtinë 08/11/2022
INFORMATORI nr 9. /2022
Në bazë të raporteve të vëzhguesve dhe video analizës nga ndeshjet e Prince Caffe Superliga xhiro e IX të zhvilluara më 29/30.10.2022, Komisioni i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:
KB Bashkimi vs KB Trepça 85:87
Gjyqtari kryesor: Xhelal Mumini
Gjyqtari 1: Atdhe Gocaj
Gjyqtari 2: Genc Vitaku
Vëzhguesi: Gëzim Maloku
Organizimi i ndeshjes: Jo i mirë , mungesa e policisë në sallë, ishin prezent
vetëm gjashtë Pjesëtar të Policisë.
Sjellja e aktoreve:
Skuadra A: Fer dhe korrekte
Skuadra B: Fer dhe korrektë,
Sjellja e shikuesve: Gjatë ndeshjes ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike
plasëse(2-3).Në përfundim të çerekut të dyte është goditur Referi Xhelal Mumini me mjet të fortë.
Vërejtje tjera:
Ndeshja e parapare të filloj në orën 19:00 është shtyre për 30
minuta për arsye teknike (vendosja e reklamave).
Pas përfundimit të pjesës së parë janë evakuuar tre rendet e para të
shikuesve që gjendeshin pas tavolinës zyrtare nga ka ardhur hedhja në
drejtim të Gjyqtarit Mumini.
10.2 sekonda pa përfunduar ndeshja pas Time Out-it të KB Trepça, pas
hedhjeve te shumta (shkrepza, shishe me ujë, mjete te forta) në drejtim te
bankinës së KB Trepça nga tifozët vendas është zbrazur e gjithë salla nga
shikuesit, pas zbrazjes së sallës e cila zgjati 30 minuta ndeshja ka vazhduar për
pjesën e mbetur prej 10.2 sekondave
KB Rahoveci vs KB Vëllaznimi 65:71
Gjyqtari kryesor: Ngadnjim Shabani
Gjyqtari 1: Visar Bunjaku
Gjyqtari 2: Amar Djekovic
Vëzhguesi: Albert Vërbiqi
Organizimi i ndeshjes: I mirë
Sjellja e aktoreve:
Skuadra A: Fer dhe korrekte,
Skuadra B: Fer dhe korrekte
Sjellja e shikuesve: Fer dhe korrekte përpos në tre raste është përdorur
vuvozela, pas vërejtjes me mikrofon në çerekun e 4-të nuk është dëgjuar më.
Vërejtje tjera: KB Vëllaznimi nuk e ka respektuar nenin 11.5 te PG ku nuk i ka
pasur në rosterin përfundimtar dy lojtaret të moshës nën 20 vjet.
Lledi i skadimit te sulmit 24 sec nuk ka funksionuar.
KB Sigal Prishtina vs KB Golden Eagle Ylli 76:84
Gjyqtari kryesor: Ngadhnjim Shabani
Gjyqtari 1: Amar Djekovic
Gjyqtari 2: Genc Vitaku
Vëzhguesi: Kushtrim Cocaj
Organizimi i ndeshjes: I mirë
Sjellja e aktoreve:
Skuadra A: Fer dhe korrekte
Skuadra B: Fer dhe korrekte
Sjellja e shikuesve: Hedhje te gjësendeve (shkrepsa) në fushë gjatë çerekut të tretë dhe te
katërt.
Vërejtje tjera: Statistikat dhe DSS nuk janë printuar sepse skuadra vendase nuk e ka
siguruar printerin. Skuadra e KB Yllit nuk e ka pasur kodeksin e veshjes.
Vendime:
KB Bashkimi dënohet me 500 Euro konform nenit 48.18 të PG
KB Bashkimi dënohet me 600 Euro konform nenit 49.4 të PG
KB Bashkimi dënohet me 1000 Euro konform nenit 49.9 të PG
KB Vëllaznimi dënohet me 400 Euro konform nenit 11.6.1 të PG
KB Rahoveci dënohet me 200 Euro konform nenit 48.16 të PG
KB Sigal Prishtina dënohet me 150 Euro konform nenit 49.2 të PG
KB Sigal Prishtina dënohet me 200 Euro konform nenit 48.9 të PG
KB Golden Eagle Ylli dënohet me 100 Euro konform nenit 51.3 të PG
Në emër të Komisionit të Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës:
__________________
Leart Hoxha
Kryesues i Komisionit