Në bazë të raporteve të vëzhguesve nga ndeshja e Superliges U18 (M),finalja e pare e zhvilluar me 30.04.2022 Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjes:
TREPCA – MARIGONA HILL PRISHTINA 89 – 74 (1-0)
Gjyqtari kryesor: Arian Thaqi
Gjyqtari 1: Yllmir Merovci
Vëzhguesi: Xhavit Beqiri
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE:
Skuadra A korekte dhe sportive
Skuadra B korekte dhe sportive, perveq lojtarit N. Binqe i cili u ndeshkua me 2 GT.
SJELLJET E SHIKUESËVE :
Sipas raportit te vezhguesit te ndeshjes, konform PG neni 41.3
Hedhja e gjësendeve të forta të cilat mund të shkaktojnë lëndime (para nga metali, stilolapsa, shishe plastike të
mbushura, mjete të ndezura etj, denohet me 100 Euro.
VENDIME:
Lojtari NORIK BINQE (Marigona Hill Prishtina) i cili u ndeshkua me 2 GT, dhe konform PG Neni 42.2 denohet me 80.00 EURO.
Skuadra TREPCA Hedhja e gjësendeve të forta të cilat mund të shkaktojnë lëndime (para nga metali, stilolapsa, shishe plastike të
mbushura, mjete të ndezura etj, , konform PG neni 41.3 denohet me 100 Euro.
Komesari Garave per Kategorit e reja Prishtinë
Xhelal Mumini 04.05.2022