Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:

Lajmet e fundit

14/06/2024
Edita Medunjanin, Pjesëmarrëse në Programin Evropian të Lidershipit Rinor

FBK

Menaxherja e Projekteve në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Edita Medunjanin, është pjesëmarrëse në Programin Evropian të Lidershipit Rinor.

Ky Program filloi më 11 qershor dhe do të përfundojë më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës apo Shtëpinë e Basketbollit Botëror.

Program Lidershipi Rinor është një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë, për të fituar aftësi të avancuara udhëheqje dhe për të zhvilluar projekte të tyre në "Basketball For Good".

Si pjesë e këtij programi, pjesëmarrësit kanë tri role dhe përgjegjësi kryesore:

  1. Vullnetarë në FIBA Open: Pjesëmarrësit kontribuojnë ndjeshëm në suksesin e një prej ngjarjeve më të mëdha të basketbollit 3x3 në botë, duke ofruar mbështetje të rëndësishme logjistike dhe organizative.
  2. Koordinatorë në FIBA Youth EuroBasket: Pjesëmarrësit integrojnë komponentin e "Basketball For Good" në ngjarjet e tyre, duke rritur ndikimin social dhe të qëndrueshëm të saj. Kjo përfshin nisma për përfshirjen sociale dhe aktivitete që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm përmes basketbollit.
  3. Ambasadorë të “Basketball For Good”: Pjesëmarrësit bashkohen me komunitetin global të Lidershipit Rinor, duke vazhduar të krijojnë ndikim pozitiv në vendet e tyre përmes projekteve dhe iniciativave që përdorin basketbollin si një mjet për ndryshime sociale.

Edita Medunjanin dhe pjesëmarrësit e tjerë do të kenë mundësinë të përvetësojnë përvoja të reja dhe të ndajnë njohuritë e tyre me komunitetet e tyre për të promovuar zhvillimin social dhe kulturor përmes basketbollit.

13/06/2024
Përfundon turneu i YDF-së në Turqi

FBK

Përfundon turneu i YDF-së në Turqi

 

Në Turqi është zhvilluar turneu i YDF-së për grupmoshat U14 në të dyja konkurrencat.

Në këtë Program të FIBA-s janë pjesëmarrëse pesë federata: Kosova, Turqia, Maqedonia Veriore, Rumania dhe Bullgaria.

Në turneun në Turqi, Kosova mori pjesë në të dyja konkurrencat, ku U14 kanë dhënë maksimumin e tyre.

Vashat e Kosovës kishin një fitore, ndaj Maqedonisë Veriore 62:60, derisa pësuan tri humbje, kurse djemtë pësuan në katër sfidat e zhvilluara.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët.

Rezultatet

6 qershor

Kosova-Bullgaria (femrat)        47:73

Kosova-Bullgaria (meshkujt)    66:89

7 qershor

Turqia-Kosova (femrat)             82:45

Turqia-Kosova (meshkujt)        107:42

8 qershor

Rumania-Kosova (femrat)         88:64

Rumania-Kosova (meshkujt)    81:48

9 qershor

Kosova-Maqedonia Veriore (femrat) 62:60

Kosova-Maqedonia Veriore (meshkujt) 72:102

12/06/2024
Lista e të ftuarave në Përfaqësuesen A

SUPERLIGA E FEMRAVE

Ju prezantojmë me të ftuarat e Përfaqësuesen së Kosovës për FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla - Femrat 2024!

Arbnore PËRQUKU;

Astera TUHINA;

Aulona MUHADRI;

Alma MULZIUKAJ;

Agnesa RRAHMANI;

Anila SELMANI;

Adrienne GODBOLD;

Diedona HALITAJ;

Enisa KAMEROLLI;

Etna REXHEPI;

Jeta ZEKA;

Malvina HAZIRI;

Vanesa BOJKU.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Viktor Kovac!

Basketbolli kosovar gjatë kësaj vere do të jetë sporti kryesor në vend, sepse për herë të parë në Kosovë do të organizohet FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla - Femrat, nga data 25 deri 30 qershor 2024, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Qytetarët e Kosovës do të kenë rastin që për herë të parë të shohin Përfaqësuesen A të Kosovës - Femrat duke luajtur në shtëpi në një garë me shtatë shtete të tjera, ku në një konkurrencë shumë të fortë ekipi ynë synon të bëjë më të mirën për të shënuar rezultate sa më pozitive.

11/06/2024
Faleminderit për përkrahjen e madhe në FIBA 3x3

FBK

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon të gjithë kontribuuesit e garës FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier, që për herë të parë u zhvillua në Prishtinë.

Ky event u zhvillua më 8 dhe 9 qershor në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, derisa morën pjesë 16 shtete në të dyja konkurrencat.

Spektakli përfundoi me triumfin e Azerbajxhanit në të dyja konkurrencat.

Falënderojmë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që gjithmonë qëndron afër nesh në garat që i kemi dhe që gjithmonë ndihmon në projektet e basketbollit, duke dhënë përkrahje të fuqishme.

Kështu ishte edhe kësaj radhe, duke përkrahur këtë aktivitet të FIBA 3x3.

Falënderojmë Sponsorin Gjeneral, Bankën TEB, për përkrahje të jashtëzakonshme në basketbollin e Kosovës.

Falënderim i veçantë shkon për partnerët medial, Art Motion dhe Kujtesa për transmetimin profesional të ndeshjeve.

Po ashtu, FBK, falënderon edhe Albi Mall, Automita-n, Tregtia/Tre Pharm, Vitaminka dhe Ujë Rugove.

FBK falënderon nga zemra të gjitha Grupet e Interesit, që ky event të kalojë me spektakël të basketbollit 3x3.

 

40

Lojë

9

Fitore

31

Humbje

Highlights

Statistikat e lojtarëve për xhiron e 28 në Prince Caffe Superliga

# Lojtari Minutat e luajtura Pikët e shënuara Kërcime Asistime Indeksi
1 Arian Azemi 40 41 9 7 46
2 Isaiah Kelly 28.98 29 16 3 33
3 Urim Zenelaj 18.58 12 11 3 24
4 Jalen Ray 33.08 21 5 5 22
5 Jordan Dallas 25.61 16 6 1 19
Statistics powered by Genius Sports

Na ndiqni në rrjetet tona sociale